Report TV -IVMT rikthehet në Shëngjin për shembjen e objekteve pa leje në mes të sezonit turistik

  • 4 years ago
Inspektorati vendor i mbrojtjes së Territorit u rikthye këtë të mërkurë për shembjen e një objekti në zonën e Kunes në Shëngjin. Lokali me bazament betoni dhe konstrukt druri kishte ngelur pa u shembur, pasi kishte qenë në proces gjyqësor. Shembja u kundërshtua nga pronarët ku nuk munguan as debatet, pasi pretendonin se nuk kishte vendim për shembje. Siç shihet dhe nga pamjet këtë here policia kishte vendosur perimetër sigurie, duke pranuar në këtë mënyre gabimin e aksionit të kaluar ku nuk kishte perimeter dhe u përplasën me gazetarët, duke shoqëruar gazetarin e Report Tv, Elvis Hila.

Recommended