Noka lexon sms "bombë" të Ramës për Tahirin: Fli më pak dhe siguro më shumë rend

  • 9 years ago
Komisioni hetimor për lëvizjet në policinë e shtetit ka përplasur mes tyre ish-drejtuesin e Mnistrisë së Brendshme, Flamur Noka, dhe Ministrin aktual Saimir Tahir. Një mesazh që deputeti Flamur Noka e lexoi nga telefoni i tij, të cilin pretendon se Kryeministri Edi Rama ia ka dërguar Tahirit ngjalli ovacione mes anëtarave të Komisionit. Mesazhi i referohej statistikave për rendin dhe sigurinë në vend gjatë muajtit mars, ku Rama shfaqte tek vartësi i tij shqetësimin mbi rritjen e treguesve të kriminalitetit dhe kërkonte marrjen e masave të menjëhershme prej tij. Tahiri ka mohuar ketegorikisht që ketë mesazh t'ja ketë dërguar Kryeministri.Ai deklaroi se mesazhi mban firmën e tij dhe ia ka adresuar dy bashkëpunëtorëve, duke treguar edhe mesazhin ne telefon.

Recommended