"Shpërthen" Maliqi kundër Ramës: Do ta zhvesh lakuriq, dhelprën me dy koka do e shohësh shumë shpejt

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ka shpërthyer deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi kundrejt kryeministrit Rama ditën e sotme (19 qershor), pasi Rama i përmendin emrin ditën e djeshme në Kuvend.

Në një dalje për median në ambientet e jashtme të kryesisë së Kuvendit, Maliqi akuzoi Ramën se ka kërcënuar Bashën me mesazh për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. Gjithashtu tha se ka video që sipas tij u zbulojnë fytyrën e vërtetë të kryeministrit Rama.

Maliqi: Ditë e zezë për demonin e beut të Surrelit, sepse mbrëmë pe votoi amandemitin e 15 kushteve. Për shqiptarët dhe socialistët është ditë zie sepse kultura është e varfër ka humbur jetën Moikom Zeqo. Ky ishte një akademik i pashpallur nga rilindja e krimit.

Unë jam këtu meqë ky frikacak doli dje, edhe pse unë kam muaj që kam bërë kërkesa për interpelanca, më ka përmendur emrin duke qenë se nuk më ka në rresht. Nëse ky është burrë, të jetë përballë meje në parlament, dhe do ta zhvesh lakuriq. Nuk mungojnë videot dhe kamerat e këtij puçisti të 21-janarit.

Edhe ai i infiltruar që kishte në grupin e zjarrit që qëlloi mbi turmën. Bëri çmos për ta marrë pushtetin me dhunë. Unë di shumë për të dhe do t?i bëjë publike. Ky që bën sikur nuk ka frikë. Paketorin e ke aty. Ky njeri që dje kërcënoi me mesazhe Bashën, se ka frikë se do të humbë. Prandaj kërcënon se do të grisë marrëveshjen, duke blerë deputetët e opozitës së re. Dhelprën me dy koka do e shohësh shumë shpejt.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/shperthen-maliqi-kunder-rames-do-ta-zhvesh-lakuriq-dhelpren-me-dy-koka-do-e-shohesh-shume-shpejt

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended