A1 Report - Nderhyrje per pune e provime, ja SMS qe i shkojne nje deputeti

  • 9 years ago
TIRANË - Deputetet jo gjithnjë ndjekin me vëmendje seancat nëpër komisione. Shpesh në celularin e tyre vijnë kërkesa nga më të ndryshmet nga elektorati: që nga kërkesat për kalime në provime, deri te punësimet. Rastësisht kamera e A1Report fokusoi celularin e deputetit të LSI për Dibrën, Përparim Spahiu. Ja kërkesat që i vijnë atij nga persona të ndryshëm.

Ndërsa kryetari Erjon Braçe flet me pasion e përkushtim për problemet e ekonomisë, ai sheh disa mesazhe të elektoratit apo të njohurve të tij.

Kameramani i A1Report e ka fokusuar ndërkohë kërkesat që i bëhen për rekomandime për provimin që një vajzë, duhet të bëjë në Universitetin e Elbasanit dhe për punësime.

Ja cfarë i kërkojnë deputetit në sms:

"Rimi vajza e ka provimin neser te merkuren me Ela Hotin, gruan e Ledion Malajt. Te lutem beje nje perpjekje me deputetin e Elbasanit. Pas ketij rasti per provime, nuk te besdis me. Flamuri."

Mesazhet për Përparim Spahiun e LSI duket se janë aktive dhe me kerkesa të ndryshme. Kameramani ynë ka fokusuar edhe të tjera sms të politikanit. Kështu në nje tjetër sms, vërehet dëshira për të nisur një punë. Nuk dimë se çfarë përgjigje u ka dhënë deputeti personave që i shkruajnë SMS, na mbetet të urojmë vetëm një gjë që vajza ta fitojë provimin në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan me forcat e saj dhe që pretendenti për punë ta meritojë vendin për t'i shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim komunitetit.

Recommended