A1 Report - "Spahiu na vodhi protesten per Karelin, ja SMS qe e provojne"

  • 9 years ago
TIRANE - "Aleanca Kuq e ZI" e drejtuar nga Kreshnik Spahiu ka përvetësuar protestën paqësore të një grupimi rinor duke e shndërruar në protestë antiqeveritare për vdekjen nga torturat të të dënuarit shqiptar Ilia Kareli në Greqi.

Këtë akuzë e ka ngritur ndaj kreut të AK-së, vetë organizatori i protestës, Indrit Murati, administrator i faqes "Shqipëria ime" në internet. Murati (në foto) në mesazhet drejtuar Spahiut pohon se e ka organizuar "me zemër" këtë protestë paqësore, e cila është shfrytëzuar më pas nga kreu i AK-së, Spahiu për qëllime politike.

Vetëm pak çaste pas transmetimit të protestës, duke dëgjuar mediat që e njoftonin si një organizim të "Aleancës Kuq e Zi", Murati i ka shprehur shqetësimin e tij, kryetarit të AK-së, Kreshnik Spahiut nëpërmjet mesazheve në celular. Ai vetë vuri në dispozicion të "A1Report", mesazhet e shkëmbyera dje me Spahiun. nga ana tjetër, Murati u distancua qartë nga devijimi i protestës dhe dhuna që e pasoi atë, pasi grupimi "Shqipëria ime" nuk ka pasur në plan të përshkojë bllokun e ambasadave apo të përplaset me policinë.
Në një prononcim për "A1Report!", Murati tha: "Ne bëmë thirrje për një protestë paqësore për vrasjen e Karelit, e cila u politizua nga kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu. I kërkova Spahiut që të mos e politizojë. Ne kishim planifikuar të shkonim tek ambada greke për të kërkuar drejtësi në mënyrë paqësore. Itinerari ynë nuk ishte rruga e ambasadave. Ndaj, nuk e di kush e organizoi devijimin e rrugës. Nuk kemi asgjë me shtetin, pasi i respektojmë institucionet." ndërsa Kreshnik Spahiu na gënjeu, e politizoi protestën.

Recommended