Meta bashkëbisedim me fëmijët rom, kërkojnë strehim, punësim dhe arsimim

  • 9 years ago
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka marrë pjesë në aktivitetin "Fëmijët bisedojnë me politikanët" që Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Rome.
Ky aktivitet, që u mbajt në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, u zhvillua në bashkëpunim me Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri -- CRCA, Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare -- YWCA, Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si edhe me mbështetjen e UNICEF.
Në takim ishin ftuar edhe deputetë nga Komisioni i Çështjeve Ligjore, komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, nën/komisioni i të Drejtave të Njeriut dhe nën/komisioni i të Miturve, barazisë gjinore dhe dhunës në familje, si edhe përfaqësues nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Arsimit e Sportit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, etj.

Recommended