A1 Report - DASH: Prodhimi i marijuanës vazhdon të jetë në nivel të lartë

  • 9 years ago
TIRANE- Shqipëria mbetet një vend burim për trafikun e marijuanës të destinuar në tregun europian por dhe për konsumim të brendshëm. Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për strategjinë dhe kontrollin e trafikut të drogës 2014 thuhet se në vitin 2013 në Shqipëri, vëllimi i prodhimit të drogës, konfiskimit dhe arrestimet kanë vazhduar në një nivel të qëndrueshëm.

Bazuar në sasinë e drogës së sekuestruar prodhimi i marijuanës ka mbetur për të tretin vit me radhë në një nivel të lartë, edhe pse nuk ka vlerësime zyrtare të kultivimit të saj. Me përjashtim të kanabisit , Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme kimikateve apo drogave sintetike

Raporti vëren se "Përmirësimi i trajnimit të policisë dhe teknika, duke përfshirë analizën e rrezikut të shtuar në pikat e kalimit kufitar dhe përdorimin më të mirë të pajisjeve teknike kërkimore në pikat doganore, çoi në rritjen e sasisë së drogës së konfiskuar dhe të arrestimeve për vitin 2013."

Recommended