Vazhdon numri i larte i te infektuarve ne RMV | Lajme - News

  • 4 years ago
Partia në pushtet, LSDM, e pranoi datën e sugjeruar nga opozita, votimi për Kuvend të ri dhe Qeveri politike të mbahet më 15 Korrik. Kjo është zgjidhje me kompromis, pas ankandit disajavor me kërkesa dhe kushte në mes të pushtetit dhe opozitës.

Konfirmimi zyrtar erdhi pasdite nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili pranimin e propozimit të opozitës e quajti ?sjellje të përgjegjshme?.

?Që të mos vuajë populli dhe që t?u mundësohet Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së ta tregojnë në vepër përgjegjësinë e tyre. E rrumbullakësojmë 15 Korrikun si datë përfundimtare, datë e fundit dhe e vetme për zgjedhje në të cilat në mënyrë të garantuar do të marrë pjesë opozita.?

Opozita insistoi që të votohet në mes të muajit korrik, të mërkurën, në vend të ditës së diel, siç është votuar deri më tani.

?Në qoftë se plotësohen kushtet për sigurimin e mbikëqyrësve nga OSBE dhe ODIHR dhe vendosja e protokolleve serioze shëndetësore për fushatën zgjedhore dhe për ditën e votimeve, VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në zgjedhjet më 15 Korrik dhe të jetë partia fituese.?

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson konsensusin e arritur sot. Hapi i radhës, siç paralajmëroi Zaev do të jetë kërkesa për presidentin e shtetit Stevo Pendarovski që edhe një herë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në vend.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended