Pendarovski viziton Çarshinë e Shkupit

  • 9 years ago
Kandidatët për president kanë nisur në terren betejën tashmë, për sigurimin e sa më shumë votave. Stevo Pendarovski e piu sot kafen e mëngjesit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Gjatë bisedave me pronarët e dyqaneve dhe kalimtarët e rastit, ai diskutoi për problemet e tyre të përditshme. Një pjesë e tyre shprehën publikisht përkrahjen ndaj tij.

'Unë, bashkë me familjen time, kemi 35 vota dhe të them se ti do t'i marrësh ato. E kam seriozisht. 35 vota i ke nga unë. Nuk kam më tepër!

-Por, kanë për të bërë problem partitë politike?

"Cilat parti? Nuk më intereson mua! Unë nga Gruevski dhe Mijallkovi nuk kam frikë. Më keq se kjo, nuk mundet. Çfarë mund të më bëjë, çfarë mund të më marrin, përveç edhe letërnjoftimit!

-Ashtu është, veç edhe jetën të ta marrin, por atë veç Zoti mundet!

'Shpresojmë se do të bëhet më mirë...të faleminderit për vizitën, paçi një ditë të mbarë!', tha një qytetar.

Pendarovski tha se Çarshia e Vjetër e Shkupit është pjesë e pandashme e jetës së tij. Ai ka qenë rritur aty pranë dhe madje, vitet më të mira të jetës së tij i ka kaluar pikërisht në këtë pjesë të qytetit.

'Mua më shohin këtu, pavarësisht fushatave dhe zgjedhjeve. Unë vij këtu shpesh, të paktën një herë në javë, dal nëpër Çarshi dhe më vjen mirë që Çarshia e Shkupit po ringjallet. Kur isha i ri, ky vend ishte pjesa më e mirë e qytetit. Po e shoh se ngadalë po i kthehet shkëlqimi dhe kjo gjë na gëzon të gjithëve. Pavarësisht çfarë do të bëhet më tej, Çarshia do të mbetet pjesë e jetës time', deklaroi Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Pendarovski iu premtoi qytetarëve se ai dhe ekipi i tij do të jenë të pranishëm në mesin e tyre sa herë që të paraqitet nevoja, pasi ai vjen pikërisht nga radhët e tyre. Valmir Kuçi

Recommended