Kriza në Ukrainë do ta ngadalësojë Përroin Jugor

  • 9 years ago
Ngjarjet në Ukrainë mund të ngadalësojnë projektin "Përroi Jugor". Kështu vlerësojnë analistët e vendit. Mirëpo, mbetet e paqartë nëse Maqedonia do të jetë pjesë e këtij gazsjellësi, tani kur Kosova e ka refuzuar atë.

"Përroi Jugor pas ngjarjeve në Detin e Zi, mendoj se do të ngadalësohet me aktivitet e investimeve. Arsyeja është e thjeshtë, sepse aty ku lundrojnë anije ushtarake është shumë vështirë të mund të realizohet projekti i gazsjellësit nënujor. Dhe për këto arsye, mendoj se ai do të ngadalësohet. Edhe pse kishte paralajmërime se projektimi i gazsjellësit drejt Maqedonisë do të fillonte në dhjetor, pas refuzimit të plotë nga ana e Kosovës, është ngritur pikëpyetje e madhe nëse Maqedonia do të ketë apo jo degëzim gazsjellësi", deklaroi Mitko Andreevski analist.

Projekti Jugor ishte kontestues edhe për Komisionin Evropian, megjithatë sipas informacioneve të fundit, KE-ja dhe Rusia kanë rënë dakord që të gjejnë zgjidhje të përbashkët për projektin, pa revizion nga ana e Rusisë.

"E ardhmja e Maqedonisë është Bashkimi Evropian edhe pse hymë në aleancë ushtarake, Aleancën e NATO-s. Por, ne, pavarësisht çdo kostoje, nuk guxojmë të humbim shansin të kemi marrëdhënie miqësore, sllave dhe vëllazërore me Federatën e Rusisë. Atje është tregu, dhe për atë treg luftojnë të gjitha vendet anëtare të BE-së. Kështu, edhe Maqedonia nuk duhet të bëjë përjashtim, dhe të dëgjojë dikë nëse duhet apo jo ta ketë mike Rusinë", u shpreh Risto Gushterov, afarist.

Ukraina mbetet gjithashtu e ndarë mes Perëndimit dhe Lindjes. Situata çoi deri në kërcënim me sanksione ekonomike për Rusinë, nga Amerika dhe Bashkimi Evropian. Natasha Stojanovska

Recommended