Kriza e migrantëve, “blindohet” kufiri jugor

  • 4 years ago
Frika nga një valë e mundshme e emigrantëve ka shtuar dukshëm numrin e forcave ushtarake dhe policore në kufirin jugor dhe verior. Presidenti Pendarovski dhe kryeministri teknik Spasovski thonë se nuk ka rrezik për fluks refugjatësh, por masat janë me qëllim të parandalimit të një situate eventuale të tillë. Ndërkohë në Greqi për dallim nga një ditë më parë situata është e qetë. Nuk ka përplasje të reja mes forcave policore dhe emigrantëve.