Familja Alimi, jetë në kushte çnjerëzore

  • 9 years ago
Ky tunel i errët dhe jo i zakonshëm është gjysma e shtëpisë ku jeton familja pesë anëtarëshe Alimi nga Shkupi. Ata ditët dhe netët i kalojnë me dritë të ndezur, ndërsa për të depërtuar drita nga jashtë kryefamiljari Fari Alimi qëllimisht ka hequr një pjesë të çatisë pothuajse të rrënuar. Derisa rrëfen momentet më të rënda të varfërisë ai thotë se më vështirë e ka kur kthehet në shtëpi pa punuar asgjë dhe me duar zbrazur.

"A del çdo ditë me kërku punë? Dal po nuk ka kurgjë, rri tërë ditën dhe kthen prap në shtëpi? Si ndjehesh kur tërë ditën pret të punosh diçka dhe kthehesh në shtëpi pa kurgjë? Vështirë është shumë, kur të kthehesh fëmijët vrapojnë dhe pyesin e ka sjell diçka, çka tju sjell kur nuk kam punu asgjë..15.23 Kjo pjesë u rrëzu krejt, pastaj shkova punova me njie vend dhe e mora nji thes çimento dhe e rregullova, at pjesën tjetër nuk guxoj me prek se hazër është, bie krejt edhe mbetet ashtu", tha Fari Alimi, kryefamiljar.

Sipas zonjës së shtëpisë Nermines, familja shpesh herë ka ngelur edhe në prag të urisë. Për momentin ata nuk kanë asnjë të ardhur ndërsa nevoja më urgjente sipas zonjës së shtëpisë është rikonstruimi i banjës dhe tualetit.

"Për ushqim si i keni punët tash për momentin? Deri diku, i mashtroj fëmijët nga pa, kur ka u jap nga pak. Çka kërkojnë më tepër, ata janë tash më të mëdhenjë? Ata nuk përmendin asgjë, çfarë t'ju japish e hanë, nuk zgjedhin, po e shohin se babai i tyre nuk ka, ky ëhstë për punë ama kërkues nuk po e thir.7.39 Për çka keni nevojë më tepër, çka kishe apelu më tepër? Valla unë për banjë kam më shumë nevojë, ke me pa edhe vet se si është, vc edhe banjë krejt aty", u shpreh Nermin Alimi, zonja e shtëpisë.

U larguam nga familja Alimi me shpresë se ky tunel i errët së shpejti do të mbetet vetëm një e kaluar e hidhur për këtë familje. Derisa ne po largoheshim kryefamiljari Fari Alimi mbante gjysmë të hapur derën hyrëse me qëllim që drita e diellit të depërtojë dhe të ndjehet brenda mureve të shtëpisë së errët. Melihate Rustemi

Të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:

+389 (0) 70 883 015

Fari Alimi, Komuna Gazi Babë, afër Panairit të Shkupit

Recommended