Report TV - Familja krutane me tre fëmijë të sëmurë jetesë në kushte ekstreme

  • 5 years ago
Jeta për familjen 6 antarëshe e Qemal Kurtit nga fshati Bilaj i rrethit të Krujës nuk është aspak e thjeshtë. Kushtet tepër të rënda ekonomike dhe shëndetësore e kanë vështirësuar më tepër situatën e tyre.

Kryefamiljari Kurti që në vegjëli vuan nga epilepsia, por si të mos mjaftonte kjo 3 nga 4 fëmijët e kësaj familje janë të sëmurë dhe kërkojnë mjekim të vazhdueshëm, gjë e cila për këtë familje është kthyer në një mision të pa mundur.

Djali i madh 24 vjeçar është plotësisht i verbër, djali i dytë19 vjeç, vuan nga zemra nga e cila edhe është operuar, ndërsa vajza e familjes vuan çrregullimi total mendor.

Banesa në të cilën jeton familja Kurti është tërësisht e amortizuar, çfarë bie jashtë futet brenda. Suvatë e rëna, muret tërë lagështi dhe tavanet e çara mund të bien nga momenti në moment duke ju rrezikuar edhe jetën. Të ardhurat e vetme mujore janë 20 mijë lek, të cilat i përfiton nga kempi djali i madh i familjes.

Të zotët e shtëpisë ju bëjnë apel instancave shtetërore por edhe qytetarëve të thjeshtë për ndihmë, në mënyrë që të kenë një jetë si të gjithë të tjerët, pasi mundësia për të dalë nga kjo situatë për ta është e pamundur.

Recommended