A1 Report - Itali, Renzi ben publike emrat e 16 ministrave te kabinetit qeveritar

  • 9 years ago
ROME- Kryeministri i ardhshëm italian Matteo Renzi ka bërë publik emrat e kabinetit të tij qeveritar. Kabineti do të përbëhet nga 16 ministra, 8 prej të cilave do të jenë femra.

Angelino Alfano, i cili është i vetmi ministër nga qeveria e mëparshme e Lettas do të vazhdojë të mbajë detyrën e ministrit të Brendshëm. Andrea Orlando do të emërohet si ministër i Drejtësisë, Federica Mogherini ministre e Jashtme, Roberta Pinotti ministre e Mbrojtjes. Ministër i Ekonomisë do të jetë Pier Carlo Padoan, ndërsa ai i Ambientit Gianluca Galletti.

Lista vazhdon me Federica Guidi si ministre e Zhvillimit Ekonomik, Maurizio Lupi ministër i Infrastrukturës, Maurizio Martina ministër i Bujqësisë, Stefania Giannini ministre e Arsimit, Giuliano Poletti ministër i Politikave Sociale, Beatrice Lorenzin ministre e Shëndetësisë dhe Dario Franceschini ministër i Kulturës.

Ndërkohë tre ministrat pa portofol do të jenë Maria Elena Boschi si ministre e reformave kushtetuese dhe raporteve me parlamentin Marianna Madia ministre e administratës publike dhe Maria Carmela Lanzetta ministre e punëve rajonale.

Qeveria e re me në krye Matteo Renzin do të betohet ditën e shtunë në orën 11:30 para presidentit italian, Giorgio Napolitano.

Recommended