Partitë shqiptare, gati emrat e zv/ministrave

  • 3 years ago
Partitë i kanë gati emrat e zëvendësministrave. Subjektet politike shqiptare, siç mëson Alsat janë përcaktuar për kuadrot, ndërsa në BDI akoma mbeten dilema për emrin e zëvendësit në MPB dhe Drejtësisë. Burime të Alsat brenda BDI-së bëjnë të ditur se integristët janë përcaktuar që zëvendësi në polici t?i takojë Degës së Çairit për ku përflitet emri i Nazim Bushit. Derisa figura e tij has në pengesa, kjo pozitë mund t?i besohet Agim Nuhiut, i cili paraprakisht është paraparë për në Drejtësi, ndërsa në vendin e tij të vij Driton Kuçi. Për zëvendës në Mbrojtje mësohet të jetë propozuar Bashkim Hasani, në Shëndetësi Shkëlqim Beqiri ndërsa në Transport dhe Lidhje ish deputeti Rexhail Ismaili.

Recommended