A1 Report - Putin "ngacmon" Obamen, përgjon aleatet e tij, pa pasoja

  • 9 years ago
RUSI - Gjatë seancës së përvjetshme të pyetje-përgjigjë me gazetarët nga e gjithë bota, presidenti rus Vladimir Putin tha se e kishte zili presidentin amerikan Barack Obama pasi ai mund të spiunonte aleatët e tij, pa pasoja.

Por, duke folur në lidhje me çështjen e Edward Snowden, Putin tha se nuk kishte asgjë për t'u mërzitur apo për t'u ndjerë krenar, pasi spiunazhi ka qenë gjithmonë dhe ende është një nga zanatet më të vjetër në botë.

Ai shtoi se është e pavlerë të merresh me analizat e agjensive të spiunimit pasi ai është vetëm opinioni i analistëve dhe jo faktet reale, gjë e cila mund të çojë në keqkuptime. Sipas Putin, i cili ka punuar si agjent i KGB vite më parë. duhet të njohësh njerëzit që analizojnë këto informacione.

Por Putin me sa duket ka harruar për 'usb'-të e shpërndara në Shën Pjetërburg, gjatë samitit të G20, në 5 dhe 6 shtator 2013. Ishin gazetat italiane 'La Stampa' dhe 'Corriere della Sera' që lëshuan alarmin e këtyre usb-ve të cilat përgjonin telefonatat, mesazhet dhe e-mail-et, për t'i dërguar në qendrën e inteligjencës në Rusi.

Presidenti i KE, Herman van Rompuy kishte dyshime për këtë 'dhuratë' që iu bë gjithë pjesëmarrësve në samit dhe e dërgoi për kontroll në Belgjikë dhe Gjermani.

Inteligjenca e Gjermanisë më pas doli në përfundimin se këto usb në fakt kishin një përgjues të brendshëm që mund të regjistronte e-mail-et, mesazhet dhe telefonatat.

Recommended