A1 Report - Ja emrat qe pergjon SHISH, mes tyre kreret e Tatimeve,Doganave

  • 9 years ago
TIRANE- Shërbimi Informativ Shtetëror ka dalë nga konturet ligjore, ku objekti i punës së tij është sigurimi i inforamcioneve për sigurinë kombëtare, ndërkohë që kohët e fundit agjentët e kësaj strukture, kryesisht ata të krimit të Organizuar dhe Drogës, janë ngarkuar për të mbledhur informacione për individë të caktuar, kryesisht drejtorë, prefektë, deputetë,policë dhe çdo person që përfshihet dhe përflitet në debatet politike në Shqipëri.

Thuajse çdo operacion sekret në fushën e drogës ka kaluar në plan të dytë, ndërsa në plan të parë janë detyrat e posaçme që merren nga drejtuesit.

Gazeta "Shqiptarja.com" zbulon disa nga emrat që agjentët e SHISH mbajnë nën vëzhgim dhe një pjesë e inforamcioneve rreth këtyre emrave janë bërë pjesë e debateve politike në parlament dhe jo vetëm. Por, a e kërcënojnë sigurinë kombëtare këto emra? Këto të dhanë tregojnë se institucioni që ka për detyrë të ruajë sigurinë e vendit, nuk kryen një veprimtari në shërbim të kësaj, por përqëndrohet në individë të caktuar. TETE ZYRTARET QE U PERGJUAN
Gazeta "Shqiptarja.com" ka mësuar emrat e 8 personave për të cilët agjentë të SHISH, kanë marrë direktiva nga drejtuesit e tyre, për t'i mbajtur nën vëzhgim të plotë. Një burim, i cili është pjesë e skemës së ndjekjeve operative i tha gazetës, se bëhet fjalë për deputetin e LSI-së Spartak Braho, këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, Ermal Beqiri, Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Briselda Shehaj, prefektin e Vlorës Besnik Dervishi, kryebashkiakun e këtij qyteti Shpëtim Gjika, Drejtoreshën e Doganave Elisa Spiropali dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, si dhe shefin e qarkullimit në Vlorë Ilir Rrokaj.

Sipas agjentit, këto janë vetëm pak emra, ku para pak kohësh dhe ende sot, mbahen në përgjim dhe vëzhgim nga strukturat e SHISH, kjo, pasi janë njerëzit më të përfolur nga partia Demokratike.Çdo informacion i përditësuar rreth lëvizjeve të tyre, takimeve në kafene, telefonatat e kryera dhe hyrje-daljet në institucionet qeveritare, dërgohet i përditësuar në drejtorinë qëndrore. Burimi shton se deputeti Braho, këshilltari i Edi Ramës, Ermal Beqiri dhe drejtoresha Briselda Shehaj, mbahen në vëzhgim si pasojë e çështjes së serverit. Pikërisht serveri i drejtorisë së Tatim-Taksave është bërë mollë sherri mes PD-së dhe PS-LSI.

VËZHGIMI TEK DOGANAT
Si pasojë e interesit ekonomik dhe veprimtarisë së Briselda Shehajt dhe drejtoreshës së Doganave Elisa Spiropali, këto dy zonjusha janë listuar nga SHISH si personazhet që duhet të mbahen nën mbikqyrje. Të dyja janë akuzuar nga PD për veprimtarinë e tyre, deri në gjobitje të bizneseve me emra konkrete dhe data fikse.

INFORMACIONET E SHISH , DEGJOHEN NGA NOKA, RISTANI, BASHA E BERISHA
Nëpërmjet 12 drejtorive të vendosura në qarqet e vendit, agjentët e SHISH, mbledhin të dhëna për personat që kanë marrë udhëzimin dhe më pas, ky informacion operativ i përditësuar, raportohet në zyrën qendrore. Mirëpo ,ajo që është bërë shqetësuese kohët e fundit dhe ng...

Recommended