A1 Report - Statusi, Meta:Berishe permbahu mos u bej me holandez se Basha

  • 9 years ago
TIRANE- Një ditë pasi Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së shtynë për në qershor dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta deklaron se vendi ka të pakthyeshme rrugën drejt integrimit dhe i bën apel të gjithë politikanëve se duhet të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre.

Madje, nga hotel Tirana, në një prononcim për gazetarët, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Unioni i Gazetarëve Meta i kërkoi Berishës të përmbajë kënaqësinë për mos marrjen e statusit sepse po bëhet më holandez se kryetari i PD-së Lulzim Basha.