A1 Report - Statusi, Meta:Berishe përmbahu mos u bëj me holandez se Basha

  • 9 years ago
TIRANE- Një ditë pasi Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së shtynë për në qershor dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta deklaron se Shqipëria e ka të pakthyeshme rrugën drejt integrimit duke i bëri apel të gjithë politikanëve se duhet të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre.

Madje, nga hotel Tirana, në një prononcim për gazetarët, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Unioni i Gazetarëve Meta i kërkoi Berishës të përmbajë kënaqësinë për mos marrjen e statusit sepse po bëhet më holandez se kryetari i PD-së Lulzim Basha.

"Lidhur me statusin më të fundit në Facebook të zotit Berisha dhe me akuzat dhe përgjegjësitë e tij për lajmin e djeshëm, do të thoja, për shkak të eksperiencës së gjatë dhe përgjegjësive që ka në politikë, të përmbajë kënaqësinë, edhe pse mund të jetë e vetvetishme dhe jo
shumë e menduar dhe e arsyetuar, se është gati të shpallet më hollandez se vetë kryetari i partisë së tij. "- tha Meta. Meta tha se pavarësisht se Holanda ishte kundër Shqipërisë për dhënien e statusit, ai do të vazhdojë ta mbështesë atë në futboll, ku ky shtet nuk është në ditët e tij më të mira.

"Ju e dini, përkrahja ime për Holandën në futboll nuk do të mungojë, edhe pse ajo nuk është në ditët më të mira.
Shqiptarët janë të integruar në Evropë dhe do të jenë të integruar në mënyrë të vazhdueshme. Evropa është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, por Shqipëria është edhe më e rëndësishme për Evropën. "- tha Meta në një prononcim për median pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve për gazetarët.