Harrohet 105 vjetori i Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe

  • 9 years ago
hqipëria harron ditën e "Alfabetit të Gjuhës Shqipe". Duket se 105 vitet që kanë kaluar që nga dita kur u miratua Alfabeti në Kongresin e Manastirit, e kanë zbehur rëndësinë e kësaj dite, pasi në Shqipëri, nuk është zhvilluar asnjë aktivitet për këtë ditë aq të rëndësishme.

Por, janë gjuhëtarët ata që nuk mund ta harrojnë. Njëri prej tyre është, Profesor Xhevat Lloshi, (ne foto) thotë se Kongresi i Manastirit duhet kremtuar rregullisht, pasi në atë aktivitet u sintetizuan përpjekjet shumëvjeçare të patriotëve shqiptarë, duke prodhuar edhe alfabetin.

Profesor Lloshi shprehet se, sot pas 105 vjetësh që nga dita e miratimit të alfabetit shqip, gjuha jonë ka mjaft probleme. Një prej tyre është mungesa e germave ç dhe ë në dokumentet zyrtare.

Për këto arsye, gjuhëtari hedh idenë e korrektorëve dhe redaktorëve letrarë në administratën shtetërore, që të mos ndodhin me gafa drejtshkrimore. Këtë ide e ka hedhur muaj më parë edhe kryeministri Edi Rama.

Recommended