Ademi: Do të zgjidhim problemet e gjuhës shqipe në rajonin e Velesit
  • 5 years ago
Gjuha shqipe duket se do të rikthehet në shkollat e komunës Veles dhe Çashkë ndërsa nxënësit e ciklit fillor do të kenë mundësinë të arsimohen në gjuhën ne tyre amtare. Këtë e paralajmëroi ministri I Arsimit Arbër Ademi pas takimit me kryetarët e dy komunave në fjalë dhe banorët e kësaj pjese. Fillimisht u paralajmërua rindërtimi I shumë shkollave si dhe ndërtimi I objekteve të reja shkollore për fshatrat Kllukovec dhe Banjicë. Gjithashtu ministri Ademi premtoi se po shqyrtohen edhe disa modalitet të cilt do të përfshijnë zgjidhjen përfundimtare të arsimit shqip në këtë pjesë.
Recommended