A1 Report - Tiranë, banorët përplasen me policinë bashkiake në Kombinat

  • 9 years ago
Banorët e lagjes Kombinat në Tiranë kundërshtojnë vendimin e bashkisë për të ndërtuar një shkollë në fushën e vetme futbolli të kësaj zone.

Mëngjesin e sotëm banorët nuk kanë lejuar policinë bashkiake që të vendoset tabela e cila prezanton projektin.

Në këto momente ka pasur përplasje fizike mes policisë bashkiake dhe banorëve të Kombinatit të cilët thonë se nuk janë kundër ndërtimit të shkollës, por ata kërkojnë që të ndërtohet aty ku ishte parashikuar më parë dhe jo në fushën e futbollit.

" I kërkojmë bashkisë pse është ndryshuar destinacioni i ndërtimit të shkollës dhe është vendosur ndërtimi i saj në fushën e sportit i cili është e vetmja fushë futbolli e kësaj zone. Jemi kundër zënieve të hapësirave që i shërbejnë qëytearëve jo kundër shkollave"- thotë Krenar Cenollari, kryetari i minibashkisë nr 6 për gazetarin e tv A1 Report.

Rigels Balla drejtori i menaxhimit te projekteve nme bashkine e Tiranës thotë se kemi të bëjmë me ndërtimin e një shkolle 9 vjeçare dhe projekti përfshin dhe terrene sportive. Sipas zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës banorët janë vënë në dijeni të projektit.

Recommended