Proteste-marshim ne Shkoder, banoret perplasen me policine

  • 5 years ago
Në Shkodër ka nisur protesta-marshim e qytetarëve kundër Kryeministrit Edi Rama. Forca të shumta policore janë vendosur në pedonalen e qytetit për shkak të takimit elektoral që Kryeministri Edi Rama ka në këtë qytet.

Banorët e Shkodrës kanë dalë kundër vizitës së Kryeministrit. Takimin elektoral e ka refuzuar edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e cila nuk ka miratuar lejen bazuar mbi dekretin e Presidentit që janë anuluar zgjedhjet, e për rrjedhojë nuk duhet të ketë fushatë elektorale.

Nuk munguan as përplasjet mes protestuesve dhe forcave policore, që i detyruan këta të fundit të hedhin gaz lotësjellës.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila ndodhet në terren, kërkon largimin e policisë nga rrugët e qytetit.

"Nuk do të lejojmë që të uzurpojnë qytetin. E drejta jonë për të bërtitur 'Rama ik' është një e drejtë legjitime. Ne nuk kemi asnjë mjet, asgjë në duart tona. Nuk ka asnjë arsye që Policia e Shtetit të gjuajë mbi njerëzit, qoftë me gaz apo me helme", tha Voltana Ademi.

Recommended