Çmontohet Kryeministria për të kërkuar "çimkat" e përgjimeve

  • 9 years ago
TIRANE - Qeveria e re, prej pak ditësh në detyrë, është ende e impenjuar në krijimin e stafit, në emërimet e drejtorëve të rinj apo me përgatitjen e zyrave të punës. Por pranë problemeve logjistike dhe teknike, qeveria e Edi Ramës është duke u përballur edhe me një temë shumë delikate: sigurinë informatike dhe përgjimet e paligjshme. Dyshimi i ngritur është i fortë: godina e qeverisë dhe zyrat e ministrive mund të jenë "të kontaminuara" me përgjues, dmth me "çimka" dhe "mikrospiunë", të fshehur nga administrata e mëparshme, e akuzuar shumë herë për përgjime joligjore.

Recommended