'Qeveria të largohet për 24 orë', Vasili reagon pas përgjimeve në 'Bild'

  • 5 years ago
Nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje më përgjimet e bërë publike ditën e sotme nga media gjermane 'Bild', ku në to përfshihen kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe pjestarë të Avdylajve.

Vasili ka ngritur tonet duke kërkuar që kryeministri Rama të japi dorëheqjen dhe i ka bërë thirrje popullit të veprojë.

"Shqiptarët panë se si kriminelët puthen me njëri tjetrin. Kur troket në dyert e Rilindjes si në të kriminelëve. Rilindja i ka shitur shtetin kriminelëve. Sot është dita për tu ndarë një herë e përgjithmonë nga ky pushtet. Që nga ky çast nuk duhet të qëndrojë më as më shumë se 24 orë në ato zyra. Në rast se këta nuk largohen është legjitime që populli të ndajë qëllimet e tij me të gjitha mjetet e mundshme dhe për të vendosur pushtetin e tij në këtë vend. Koha ka mbaruar. Çdo sekondë është krim dhe është atentat ndaj qytetarëve. E vërteta erdhi nga mediat e huaja. Për të parë se si është shembur për dhe pushteti i votës së lirë. Ora e të vërtetës ka mbërritur. Duhet të braktisin zyrat., Ora e hakmarrjet popullore ka ardhur. " ka thënë Petrit Vasili.

Recommended