Politika, fajtore për tensione ndëretnike

  • 9 years ago
Nën tingujt e kësaj kënge folklorike shqipe, sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit mund të vëreheshin duke shëtitur e duke pirë kafe, shqiptarë e maqedonas bashkë! Qytetarët që arritëm të anketonim thoshin se marrëdhëniet ndëretnike në vend po shënojnë rënie, por sipas tyre, fajtorë për këtë janë politikanët që e nxitin popullin me deklarata pseudo-patriotike.

"Si i shihni marrëdhëniet mes dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni, gjegjësisht mes maqedonasve dhe shqiptarëve, a është gjithçka në rregull"

Për mendimin tim, nuk mendojë së është gjithçka në rregull. Marrdhëniet kohën e fundit po shkojnë duke u përkeqësuar. Fajtorë kur ngriten tensionet mendojë se janë pikë së pari, partitë politike.

"Mendojë se politikanët i nxisin gjërat pasi mendojë se ne qytetarët e thjeshtë dijmë se si të sillemi..."

"Unë nuk jam politikan, unë jam një njeri i pashkolluar, jam një njeri i moshuar, por sa e shoh unë gjërat nuk po ecin mirë. Nuk është punë e mirë kjo, kanë luftuar shqiptarët, kanë kërkuar të drejtat e veta, jemi gënjyer se është arritur marrëveshje, por asgjë! Gënjejnë, diçka kemi fituar, por jo aq sa na takon".

"Unë mendojë se marrëdhëniet ndëretnike janë të mira, tani për momentin, por më tutje nuk dihet se çfarë do të ndodhë! Ndoshta mund të jenë fajtorë edhe politikanët, duke shikuar se çfarë deklarojnë nëpër televizione, popullit aq i duhet dhe ja problemet. Për momentin tani marrëdhëniet ndëretnike janë në rregull, siç po e shihni populli lëvizë bashkë".

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska duke komentuar Raportin e djeshëm të Amnesty International që ka të bëjë me të drejtat e njeriut në Maqedoni, tha se ai raport është i drejtë dhe pasqyron realitetin në Maqedoni.

"Vlerësojë se raporti është shumë objektiv dhe është i frikshëm pasi jo vetëm që nuk flet për përparim në mbrojtjet e të drejtave të njeriut në Maqedoni, por sipas raportit është e dukshme se kemi bërë kthim prapa në disa sfera të caktuara, siç është në sferën e veprimit të policisë, njëjtë edhe në marrëdhëniet ndëretnike dhe para së gjithash në gjithë atë që do të thotë mbisundim i së drejtës, si një parim bazë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut", tha Mirjana Najçevska, aktiviste për të drejtat e njeriut.

Dje Organizata për të drejta të njeriut Amnesty International, në raportin e saj për vitin 2012 konstatonte përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni. Si shkëndijë nxitëse për to, përmenden raste të shumta dhune, që nga vrasja e dy të rinjve në Gostivar, vrasja e pesëfishtë në Smillkovcë e deri tek dhuna që shoqëroi projekt-ligjin për të drejtat e 'Branitellave'. Po ashtu, vërehet se tonet nxiten më shumë gjatë fushatave zgjedhore, për fitimin e pikëve politike. Valmir Kuçi

Recommended