Koshtunica per Kosoven: E pranoj, Serbia eshte fajtore per vrasjet masive ne Kosove (24 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Presidenti jugosllav Koshtunica ka pranuar për herë të parë se forcat e ushtrisë dhe të policisë serbe janë fajtorë për vrasjet masive në Kosovë vitin e kaluar. Në një intervistë në kanalin televiziv amerikan CBS, zoti Koshtunica tha se si serb ai ishte gati të pranonte përgjegjësinë për shumicën e dhunës.
I pyetur nëse forcat jugosllave kishin kryer genocid, zoti Koshtunica tha se në Kosovë ishin kryer krime, por ishin vrarë si serbë ashtu dhe shqiptarë. Ndërkohë parlamenti shqiptar ka hartuar një mocion ku kërkohet që Serbia të kërkojë falje publike për atë që i quajti krime monstruoze të forcave serbe në Kosovë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended