Berisha: Unë përmirësoj mjedisin Rama krijoi guroret e Krujës

  • 9 years ago
Në ditën botërore të tokës kryeministri Berisha përuroi sot impiantin e ujrave të zeza të qytetit bregdetar, Durrës, ndërsa akuzoi Ramën se ai së bashku me klanin e betonit krijoi guroret e Krujës dhe furrat e gëlqeres.

"Atij që bërtet cdo ditë për guroret e Krujës i them këtu: Ato vërtet janë të shëmtuara por ato i krijove ti me klanin e betonit tënd në Tiranë; dhe jo vetëm ato, dua të rikujtoj furrat e tmerrshme të gëlqeres që shpërndanin mbi Krujë e Tiranë blozën kancerogjene. Ato nuk janë më. Ne do bëjmë gjithçka edhe ato plagë që janë hapur nga babëzia t'i mbyllim e t'i shërojmë. Politika jonë ndaj mjedisit është politka më serioze."- tha Berisha.

Ai vlerësoi se projekti i impianti të ujrave të zeza është i teknologjisë më modern dhe premtoi se në "katër vitet që vijnë janë vitet vendimtare"

Do bëjmë gjithçka që votën tuaj ta shndërrojmë për realizimin e Shqipërisë në rangun e vendeve të zhvilluara."- tha Berisha duke mbyllur fjalën e tij me sulmin ndaj Ramës. "Ai që bllokoi ligjet dhe statusit do marrë përgjigjen e merituar".

Recommended