Mbyllen guroret e malit te Krujes
  • 5 years ago
Asnjë gurore nuk do të gërryej më malin e Krujës, zonë që konsiderohet dhe zonë e mbrojtur.

Ashtu siç edhe ishte premtuar një Task Forcë e ngritur me përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, e Infrastrukturës, e Financave dhe ajo e Brendshme, kanë parë nga afër situatën dhe kanë vendosur mbylljen e 12 guroreve të mbetura dhe rehabilitimine  zonës.

Blendi Klosi: Pas një periudhe 1 mujore, të inspektimit dhe të kontrollit të gjetjeve paraprake, Task forca, i ka propozuar të 4 ministrave respektivë masën e revokimit të aktivitetit për 12 subjektet e fundit që kishin ngelur dhe ushtronin aktivitetet në zonën e malit të Krujës.

Për kompanitë të cilat ushtronin aktivitetin në zonën e malit të Krujës, është propozuar nga Ministria e Energjetikës gjetja e një vendi tjetër për të vazhduar aktivitetin, por nën monitorimin e rreptë të institucioneve shtetërore. Në të gjithë vendin janë rreth 300 subjekte që ushtrojnë aktivitete të kësaj natyre.

Tv Klan
Recommended