Maqedoni-Greqi, Riker bën apel për dialog

  • 9 years ago
Zëvendës- ndihmës sekretari amerikan, Filip Riker ka thënë se pajtimi ndëretnik është proces i rëndësishëm që duhet të ndodhë në Maqedoni. "Gjithmonë do të ketë sfida, gjithmonë do të ketë punë që duhet të zgjidhen, por pajtimi është një koncept shumë i rëndësishëm", ka deklaruar diplomati amerikan Filip Riker duke komentuar zhvillimet politike në Maqedoni pas homazheve të bëra në Sllupçan dhe propozim-ligjit të VMRO-DPMNE-së për zhdëmtimin e pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurimit nga konflikti i vitit 2001. Në një takim me gazetarë nga vendet e Ballkanit që raportojnë nga Uashingtoni, Zv/ndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Filip Riker ka folur edhe për çështjet e integrimit. Ai i bëri thirrje Maqedonisë dhe Greqisë që të jetë më aktive në tejkalimin e kontestit rreth emrit, zgjidhja e të cilit do ti hapte rrugën marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO. Riker vlerësoi se të gjitha vendeve të Evropës Juglindore, që dëshirojnë të integrohen në NATO dhe në Bashkimin Evropian, duhet t'ju ofrohet një mundësi e tillë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti mbështesin në këtë drejtim.
"Ne mbështesim aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë. Askush nuk ka bërë më tepër që ta përgatis dhe ta orientojë Maqedoninë në këtë rrugë. Ashtu siç ka vlerësuar edhe NATO-ja, Maqedonia është e gatshme që ti dërgohet ftesa për anëtarësim. Fuqimisht e mbështesim në këto përpjekje dhe vazhdojnë ti bëjmë thirrje Maqedonisë dhe Greqisë që të gjejnë mënyra për të shkuar përpara. Mesazhi jonë mbetet i njëjtë, që Athina dhe Shkupi të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur", deklaroi Filip Riker, Zv/ndihmës-sekretar Amerikan i Shtetit.
Ndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit ndërkohë përshëndeti dialogun aderues mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian si dhe rekomandimin për hapjen e negociatave. Nga ana tjetër, presidenti Gjorge Ivanov në një intervistë për javoren 'Gragjanski' tha se pret që në samitin e dhjetorit liderët evropian ti marrin parasysh katër rekomandimet e Komisionit Evropian dhe të caktojnë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
"Ne katër vite disponojmë me argumente të arsyeshme për fillimin e negociatave dhe katër vite presim shansin për diçka që e meritojmë. Shpresoj se liderët evropian këtë vit përfundimisht do ti marrin parasysh rekomandimet e këtilla dhe do të mbështesin prosperitetin dhe zhvillimin e vendit tonë në vend që të solidarizohen me një shtet të unionit që nuk na bënë vetëm se neve probleme por gjithë rajonit", tha Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Presidenti Ivanov tha se duke lexuar me kujdes rekomandimet e Komisionit Evropian do të konstatohet se asnjëherë si deri më tani Komisioni nuk ka marrë rol më aktiv për krijimin e një atmosfere pozitive në raportet mes Maqedonisë dhe Greqisë për dalje nga statuskuoja në të cilën gjendet procesi integrues i Maqedonisë. Isuf Kadriu

Recommended