Maqedoni-Greqi, Riker bën apel për dialog

  • 9 years ago
Ndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Filip Riker, i ka bëri thirrje Maqedonisë dhe Greqisë që të jetë më aktiv në tejkalimin e kontestit rreth emrit, zgjidhja e të cilit do ti hapte rrugën marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO. Në një takim me gazetarë nga vendet e Ballkanit që raportojnë nga Uashingtoni, Riker vlerësoi se të gjitha vendeve të Evropës Juglindore, që dëshirojnë të integrohen në NATO dhe në Bashkimin Evropian, duhet t'ju ofrohet një mundësi e tillë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti mbështesin në këtë drejtim.
"Ne mbështesim aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë. Askush nuk ka bërë më tepër që ta përgatis dhe ta orientojë Maqedoninë në këtë rrugë. Ashtu siç ka vlerësuar edhe NATO-ja, Maqedonia është e gatshme që ti dërgohet ftesa për anëtarësim. Fuqimisht e mbështesim në këto përpjekje dhe vazhdojnë ti bëjmë thirrje Maqedonisë dhe Greqisë që të gjejnë mënyra për të shkuar përpara. Mesazhi jonë mbetet i njëjtë, që Athina dhe Shkupi të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur", tha Filip Riker, Ndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Filip Riker
Ndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit ndërkohë përshëndeti dialogun aderues mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian si dhe rekomandimin për hapjen e negociatave.
Nga ana tjetër, presidenti Gjorge Ivanov në një intervistë për javoren 'Gragjanski' tha se pret që në samitin e dhjetorit liderët evropian ti marrin parasysh katër rekomandimet e Komisionit Evropian dhe të caktojnë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
"Ne katër vite disponojmë me argumente të arsyeshme për fillimin e negociatave dhe katër vite presim shansin për diçka që e meritojmë. Shpresoj se liderët evropian këtë vit përfundimisht do ti marrin parasysh rekomandimet e këtilla dhe do të mbështesin prosperitetin dhe zhvillimin e vendit tonë në vend që të solidarizohen me një shtet të unionit që nuk na bënë vetëm se neve probleme por gjithë rajonit", deklaroi Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Presidenti Ivanov tha se duke lexuar me kujdes rekomandimet e Komisionit Evropian do të konstatohehet se asnjëherë si deri më tani Komisioni nuk ka marrë rol më aktiv për krijimin e një atmosfere pozitive në raportet mes Maqedonisë dhe Greqisë për dalje nga statuskuoja në të cilën gjendet procesi integrues i Maqedonisë. Isuf Kadriu

Recommended