ONE, 30 punësime të reja

  • 9 years ago
34 të rinj do të kenë mundësi që të punësohen në operatorin e telekomunikimeve ONE. Punëtorët duhet të mos jenë më të moshuar se 27 vjet dhe të kenë të kryer arsimin përkatës si dhe ta njohin problematikën në të cilën do të punojnë në të ardhmen. Sipas kreut të kompanisë, punëtorët e ardhshëm do të punojnë në call -- qendrën e tyre si dhe në shitjen me pakicë.
"Me dy programet në ONE do të angazhohen gjithsej 34 persona që do të kenë shans për punësimin e ardhshëm. Në periudhën e praktikës do ta ndjekin punën e tyre dhe ato që do t'i kryejnë me përkushtim detyrat e punës do të kenë edhe punësim të përhershëm në ONE", deklaroi Ciril Kafoll, drejtor i ONE.
Drejtori i Agjencisë së punësimit thotë se gjatë 3 muajve të parë derisa personat do të aftësohen rrogën do t'ua jep shteti. Pas kalimit të afatit të praktikës më të mirët do të kenë punësim të përhershëm kurse rroga do të caktohet nga operatori i telekomunikimeve ONE.
"Deri në moshën 27 vjet praktikantët do të kenë 4400 denarë, kurse grupi tjetër që ka përvojë të mëparshme të punës dhe rikualifikim përkatësisht trajnimin plotësues, do të marrin 4000 denarë në muaj", tha Vllatko Popovski, drejtor i Agjencisë së punësimit.
Ministri i punës dhe politikës sociale, Spiro Ristovski thotë se të gjitha ndërmarrjet që do të lidhin projekte të tilla kanë obligim që gjysmën e praktikantëve t'i punësojnë, por edhe të mos e ulin numrin e punëtorëve për kohë të pacaktuar në afat prej 1 viti.
"Gjestin e operatorit të telekomunikimit ONE duhet ta ndjekin edhe kompanitë tjera në Maqedoni. Në këtë mënyrë ONE kontribuon për punësimin e të rinjve me çka në mënyrë parandaluese ndikon dhe mundëson që ata të jenë të gatshëm dhe të përfshihen në tregun e punës", u shpreh Spiro Ristovski, ministër i punës dhe politikës sociale.
Deri në mbarim të vitit 2012 shteti planifikon që përmes këtyre programeve të përfshijnë 1000 persona prej të cilëve 250 janë të rinj deri në moshën 27 vjeç. Verica Pavlloska

Recommended