Punësime të reja familjare të zyrtarëve

  • 5 years ago
Pavarësisht reagimeve të ashpra në opinion, funksionarët vijojnë ti ?akomodojnë? familjarët e tyre nëpër ndërmarrje shtetërorë. Alsat zbardh listën e punësimeve që së fundmi janë bërë në ELEM e të cilat dyshohen për nepotizëm. Vajza e kryeparlamentarit Xhaferi në Elem do marr pagë prej 36 mijë denarëve. Pagë në lartësi të njejtë do të marr edhe djali i deputetes Mira Stojçevska poashtu i punësuar në ELEM. Nga ELEM gjithashtu bëjnë të ditur se gjatë vitit 2018 janë bërë 117 punësime të reja ndërsa për arsye të ndryshme 178 të punësuar janë larguar nga puna.

Recommended