Top News - Koronavirusi në Kosovë/ Shkarkohet drejtori i QKUK

  • 4 years ago
144 pacientë të prekur nga koronavirusi janë shtruar në spital në kosovë ndërkohë që nga shpërthimi i epidemisë, në mes të marsit, janë konfirmuar gjithsej në vend 3508 raste të koronavirusit. Prej tyre 75 persona kanë humbur jetën ndërsa 1531 mbeten rastet aktive. Bordi drejtues i shërbimit spitalor dhe klinik universitar të kosovës, ka shkarkuar ndërkohë të hënën drejtorin e përgjithshëm, Basri Sejdiu. ?Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mospërmbushjes së detyrave. Në vend të dr Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr Valbon Krasniqi, mjek specialist i infektologjisë?, thuhej në deklaratën e shërbimit. Kjo e fundit nuk jepte detaje se për cfarë performance bëhet fjalë dhe se cilat detyra nuk janë përmbushur. Por, shkarkimi i sejdiut vjen në kohën kur qendra klinike universitare e kosovës po përballet me numër të shtuar pacientësh të prekur me covid 19 dhe një ditë pasi policia rrethoi ambjentet e QKUK ku pesë pacientë raportohet se humbën jetën për shkak të mos funksionimit të respiratorëve. Prokuroria themelore në prishtinë ka nisur ndërkohë hetimin për të zbardhur ngjarjen. Edhe Policia e Kosovës njoftoi se po heton vdekjen e gjashtë personave në Klinikën Infektive në Prishtinë. Në raportin policor thuhet se ?me vendimin e prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë. Rasti është duke u hetuar?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#QKUK#Drejtori#TopChannel

Recommended