Top News - Koronavirusi në Rajon/ 1 viktimë në Kosovë, 9 në Maqedoni

  • 3 years ago
Kosovës të martën i janë shtuar 71 raste të reja me koronavirus, pas gjithsej 608 testimeve. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar edhe një viktimë, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 601. Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 199 të shëruar ndërsa raste aktive aktualisht janë 2,378.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,763 të prekur nga koronavirusi.
Ndërsa në maqedoninë e veriut, e marta ka sjellë një bilanc të rënduar viktimash. Ministria e shëndetësisë në këtë vend ka raportuar nëntë të vdekur nga covid 19, mes tyre edhe dy të rinj të moshës 23 dhe 29 vjecare. Njëri prej tyre, sipas institutit të shëndetit publik vuante nga kanceri ndërsa tjetri nga mbipesha. Me viktimat e së martës numri i përgjithshëm i tyre në maqedoninë e veriut shkon në 661, më shumë se gjysma e tyre nga Shkupi. Sa i përket të infektuarve, nga testimi i 1,404 mostrave, në 24 orët e fundit janë regjistruar 98 raste të reja me koronavirus. Më shumë se gjysma prej tyre apo 50 në Shkup, ndërsa numër më i vogël është regjistruar në 15 qytete tjera. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë i moshës njëvjeçare. Ai kishte qëndruar në kopsht ditën e parë të hapjes së këtyre institucioneve të kujdesit, por ende nuk është vërtetuar nëse infektimi ka ndodhur atje apo jo. Sa i përket të shëruarve, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 104 të shëruar.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Maqedoni#TopChannel

Recommended