Shkarkohet drejtori i QSHP-së, Arben Ziberi

  • 4 years ago
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e ka shkarkuar drejtorin e Qendrës së Shëndetit Publik, Arben Ziberi. Në sqarimin e tij Filipçe tha se nuk do të lejojë askënd që për pikë politike ta përdorë punën e anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, duke rikujtuar se gjatë periudhës së pandemisë për arsye të ngjashme janë shkarkuar edhe tre drejtorë të tjerë.

Shkarkimi vjen pas deklaratës së tij në lidhje me Komisionin për Sëmundje Ngjitës, me të cilën konsideroj se e ka groposur imazhin e anëtarëve të Komisionit, të cilët gjatë kësaj kohe kanë punuar në mënyrë profesionale. Vlerësoj se askush nuk guxon të politizojë apo të fitojë pikë politikë përmes kësaj?-pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë që Filipçe thotë se shkarkimin e bazon në sjelljen jo profesionale të Ziberit,  ky i fundit akuzon ministrin e Shëndetësisë se sëbashku me LSDM-në po bëjnë fushatë hakmarrje. Ai thotë se u ka shërbyer qytetarëve me besnikëri dhe përkushtim, ndërsa sjelljen e LSDM-së e vlerëson si të turpshme.

U kam shërbyer qytetarëve me besnikëri dhe përkushtim ministri i shëndetësisë dhe LSDM-ja zgjodhën të kufizojnë të drejtën time ata kaluan në fushatë hakmarrje?-pohoi Arben Ziberi.

Shkarkimi i Ziberit erdhi pas statusit të tij në Facebook, në të cilin informonte mërgimtarët se mund të kthehen në vendlindje pa test PCR dhe vetizolim, por duke përdorur edhe moton e fushatës së partisë së tij për zgjedhjet e 15 korrikut.




Evi Shkopi

Recommended