Shkarkohet drejtori i deponisë “Drislla”

  • 4 years ago
Dje bëri thirrje për t?u hetuar puna e drejtorisë së deponisë ?Drislla?, kurse sot kreu i qytetit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov thotë se nuk do të bëj denoncim derisa të gjejë dëshmi të forta. Megjithatë ashtu siç paralajmëroi ai shkarkoi drejtorin Igor Angellov, ndërsa sot emëroi Kosta Naçevskin për ushtrues të detyrës në ?Drislla?. Nga Qyteti i Shkupit thanë se një kontroll i brendshëm do të bëhet në gjithë drejtorinë e ?Drisllas? për të gjetur keqpërdorimet e mundshme. Nga Prokuroria e Shtetit thonë se deri sot askush nuk ka bërë kallëzime për aktivitete të mundshme joligjore në ?Drislla?. Kryetari Petre Shilegov tha se do të inspektohet puna 9 vjeçare e ?Drisllas?.

Recommended