Oranews- Shkarkohet drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Isuf Shehu

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Isuf Shehu. Ora News mësoi se propozimi për një vendim të tillë ka ardhur nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe është firmosur nga kryeministri Rama në mbledhjen e e fundit të Qeverisë. Largimi i Isuf Shehut vjen pas denocimeve të shumta në Ora News për shkak të mungesës së sigurisë ushqimore në të gjithë vendin.
Kryeministri Rama ka shkarkuar drejtorin e AKU-së, Isuf Shehu. Mësohet se prozimi ka ardhur nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ndërsa shkresa është firmosur një ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë.
Isuf Shehu u emërua në krye të këtij institucioni në muajin Janar të këtij vitit, por puna e tij u kritikua ne vijimësi në media dhe nga qytetarët për shkak të mungesës së sigurisë ushqimore në të gjitha zonat e vendit.
Ora News, prej muajsh nëpërmjet vëzhgimeve dhe investigimeve në tregje ka konstatuar praninë në treg të mallrave të skaduara dhe tregtim të produkteve të qumëshit dhe mishit jashtë kushteve higjeno-stanitare.
Konsumatorët në këto vëzhgime ngritën shqetësimin se ishin të kërcënuar nga kjo situatë dhe kërkuan marrjen e masave urgjente.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkarkohet-drejtori-i-autoritetit-kombetar-te-ushqimit-isuf-shehu/

Recommended