“Ju flet Moska”: Shqipëria dhe Kosova, krahina autonome energjitike të Serbisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij ?Ju flet Moska? tha se Shqipëria dhe Kosova janë krahina autonome energjitike të Serbisë.

Ai tha se linja e interkonjeksionit me Kosovën edhe pse është përfunduar në vitin 2016 nuk vihet në funksion pasi pengohet nga Serbia.

Myftaraj deklaroi se për tu shkëputur nga autonomia energjitik e Serbisë duhet që të aktivizohet projekti për ndërtimin e linjës nëndetare me Italinë.

Myftaraj: Sot është dita e pavarësisë së Shqipërisë, dita e pavarësisë së kombit shqiptar kun ë 1912 ku u vunë kufijtë nga Fuqitë e Mëdha, një pjesë e tyre dashakeqe ndaj shqiptarëve, një pjesë dashamirëse, pra u vunë kufitë që kemi sot, të padrejtë siç dihet.

Është dita kur sot në Vlorë pamë një ceremoni Presidentit të Kosovës, të kryeministrit të Shqipërisë dhe dje një tjetër ceremoni në Korçë. Është dita kur Shqipëria dhe Kosova kërkojnë të tregojnë që janë bashkë. Kosova pasi ka qenë krahinë autonome për shumë kohë, dihet që shpalli pavarësinë dhe sot kërkon të afirmohet ndërkombëtarisht.

Por megjithëse Shqipëria dhe Kosova kanë bërë shumë marrëveshje mes tyre, kanë arritur shumë përsëri ka një diçka të çuditshme. Qoftë Shqipëria e shpallur e pavarur në 1912, qoftë Kosova që e shpalli pavarësinë në 2008 praktikisht kanë mbetur krahinë autonome e Serbisë.

Treguesi më i mirë për këtë është fakti se është ndërtuar një linjë intëerkonjeksioni e transportit të energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës me financim të një vendi lider të BE si Gjermania, banka KFW. Kjo linjë ka përfunduar që në 2016 dhe megjithatë ende dhe sot nuk vihet në punë. Sepse siç thotë qoftë qeveria e Shqipërisë qoftë ajo e Kosovës e pengon Serbia vënien në punë të kësaj linje.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-shqiperia-dhe-kosova-krahina-autonome-energjitike-te-serbise

Recommended