"Ju flet Moska" analizon deklaratën e Thaçit: "Kosova të marrë Tropojën, Kukësin, Hasin"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme një deklaratë të bërë nga kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin "Oxygen Show"të gazetarit Besim Dina në KTV lidhur me korrigjimin e kufijve.

Myftaraj: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një pjesmarrje të tij në emisionin "Oxygen Show"të gazetarit Besim Dina në KTV bëri një deklaratë që duhet të kishte përbërë një lajm të madh, pasi shpesh ka ndodhur që ndryshimet e mëdha të nisin me një deklaratë ashtu si të rastësishme.

Drejtuesi i emisionit i flet Presidentit për idenë e shkëmbimeve territoriale mes Kosovës dhe Serbisë, Leposaviqi është një komunë në veriun e Kosovës.

Kurse presidenti Thaçi e tërheq vëmendjen në një drejtim të ri, prej Leposaviqit në Has. E tërheq vëmendjen në një ndryshim kufijsh Shqipëri-Kosovë, ku Kosova merr territore të Shqipërisë.

Më tej ndërsa drejtuesi i emisionit vazhdon dhe flet duke iu referuar Maqedonisë, pse jo një ndryshim kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë, presidenti Thaçi e kthen përsëri vëmendjen në Tropojë dhe Kukës. Pra përsëri drejt Shqipërisë.

Thaçi është një politikan me përvojë të madhe, ai e di se fillimisht duhet hedhur ideja, pastaj ideja nis dhe qarkullon, fiton fuqinë e vet lëvizëse dhe përfundon pastaj në rendin e ditës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-analizon-deklaraten-e-thacit-kosova-te-marre-tropojen-kukesin-hasin

Recommended