"Ju flet Moska": Deputetja Rudina dhe kulti i Azem Hajdarit në PD

  • 5 years ago
#oranews
Kastriot Myftara në emisionin e tij "Ju flet Moska" sot ka analizuar qëndrimin e deputetes Rudina Hajdari për djegien e mandateve. Sipas Myftaraj qëndrimi i deputetes Rudina Hajdari ngre pyetjen mbi të vërtetën e kultit të Azem Hajdarit në PD.

Myftaraj: Kur grupi parlamentar i PD ndërmori hapin e skajshëm të djegies së mandateve, këtu bashkë me deputetët e PD e kryen edhe disa kryetarë të partive aleate që kishin qenë pjesë e grupit parlamentar të PD.

Kur kjo gjë ndodhi, kundërshtimi erdhi andej nga nuk pritej. Vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, deputete e PD. Qëndrimi i deputetes Rudina Hajdari ngre pyetjen mbi të vërtetën e kultit të Azem Hajdarit në PD.

Vajza e Azem Hajdarit u bë deputete e PD, sepse në PD ka ekzistuar një kult i Azem Hajdarit. Por sa i vërtetë ka qenë ky kult nuk janë bërë analiza as në PD dhe as më gjerë.

Azem Hajdari si martir politik, me keqardhje duhet thënë se është një kult i rremë në PD. Ka pasur shumë qëndrime të tij, të cilët nuk janë qëndrime të një njeriu që përfundon karrierën si martir politik, dëshira e tij për tu bërë ministër i Brendshëm në 1992.

Pra qëndrimi i deputetes Rudina Hajdari nuk duhet parë si një vlerë që buron nga kulti politik i Azem Hajdarit, por si një tjetër gabim i PD që ka krijuar një kult politik të Azem Hajdarit, aty ku nuk duhet të ekzistonte fare ky kult politik. Duhet të përbëjë një mësim për kultet politike të rreme që mund të krijohen në të ardhmen.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-deputetja-rudina-dhe-kulti-i-azem-hajdarit-ne-pd

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended