"Ju flet Moska": Përse Telekomi i Serbisë kërkon të vijë në Shqipëri?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çështja e shitjes së Telekomit shqiptar nga "Deutsche Telekom" dhe refuzimi i ofertës së Telekom Serbia nga shteti shqiptar ishte në fokus të analizës së emisionit të sotëm "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Telekomi i Serbisë ka shprehur interesin për të blerë atë që mund ta quajmë Telekomin shqiptar, të mos ngatërrohet me Albtelekomin.Gjëja kryesore që të bën përshtypje është se Serbia nuk ka tentuar të hyjë në tregun shqiptar me kompani të mëdha në privatizime strategjike.

Ka hyrë me disa biznese relativisht të mëdha kryesisht në ushqime, energjitikë.Tani befasisht del Telekom Serbia dhe kërkon të blejë Telekomin shqiptar.

Fakti është se serbët e ndjejnë vetë të nevojshme të japin një shpjegim pse e duan. Disa analistë serbë kanë thënë se meqenëse vetë Telekomi serb është në proces privatizimi, prej 7 vitesh ka dalë në shitje, këto operacione si blerja e Telekomit shqiptar, kanë për qëllim të rritin vlerën në treg. Telekomi serb para se të shitet përsëri hap pikëpyetje se kujt do ti shkojë si pako bashkë me ne.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-perse-telekomi-i-serbise-kerkon-te-vije-ne-shqiperi

Recommended