Report TV - Gjendet i vdekur taksisti i zhdukur, pësoi aksident

  • 7 years ago
Taksisti Faik Fezgaj, 53 vjeç, nga Durrësi, i zhdukur një ditë më parë, është gjetur i pajetë në afërsi të Rrogozhinës.

Makina "Taxi" me targa DR 443 A, është gjetur e përmbysur në një kanal me ujë në anë të rrugës, ndërsa brenda tij u gjet dhe trupi i pajetës i 53 vjeçarit.

Policia dyshon se Fezgaj ka pësuar aksident dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Sipas familjarëve, Fezgaj ka dalë nga shtëpia mëngjesin e djeshëm nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Recommended