Report Tv-Gjendet i vdekur 28-vjeçari në Sarandë, policia dyshon se e zuri korenti gjatë punës
- 6 years ago
Sot rreth orës 14:20, në lagjen nr.1 Sarandë, është marrë njoftimi për një person të pajetë në një prej rrugicave të kësaj lagjeje.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i pajetë i përket shtetasit L. Z, 28 vjeç, banues në Fushë-Veri Delvinë.
Sipas policisë, L. Z, ka qenë në punë e sipër duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proçeduriale në lidhje me ngjarjen.