Himare - z. Aleksander Kadiqi, Aleksander Kadiqi - Zv. Drejtor i Përgj. dhe Drejtor i Grupit të Shitjeve, ALBtelecom&Eagle Mobile; ALBTELECOM AND EAGLE MOBILE OPEN NEW SHOP IN HIMARA
  • 12 years ago
ALBTELECOM DHE EAGLE MOBILE ÇELIN DYQANIN E RI NË HIMARË
Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin Nënkryetari i Bashkisë së Himarës, z. Irakli Glicali, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, njëkohësisht dhe Drejtor i Grupit të Shitjeve në ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Aleksandër Kadiqi si dhe drejtues të tjerë të kompanive. Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin dhe qytetarë e banorë të Himarës.
Përmes këtij investimi, por edhe investimeve të tjera në të ardhmen, dy kompanitë do t'u ofrojnë qytetarëve të kësaj zone dhe të gjithë zonës së Bregut më të mirën e tyre përmes një shërbimi cilësor dhe të shpejtë.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm dhe Drejtor i Grupit të Shitjeve në ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Aleksandër Kadiqi u shpreh për median se të dy kompanitë tashmë, edhe nëpërmjet dyqanit të ri dhe modern të hapur në qytetin e Himarës, do të ofrojnë shërbim të shpejtë, cilësor dhe të dedikuar për të gjithë banorët, bizneset dhe institucionet publike. Sipas tij, fokusi kryesor i të dy kompanive janë klientët. Këta të fundit, sipas tij do të kenë mundësi të përfitojnë shërbim cilësor dhe modern për shërbimet më moderne të telefonisë fikse dhe asaj të lëvizshme. "Aktualisht, ALBtelecom është i vetmi operator, i cili ofron shërbimin e telefonisë fikse dhe internetit në zonën e Bregut dhe numri është në rritje. Përmes këtij dyqani, klientët tanë do të përfitojnë shërbime më cilësore, duke filluar që nga abonimet e ndryshme, pagesat e të gjitha faturave të telefonisë fikse dhe mobile, përfitimin e shërbimeve nga të dyja kompanitë, apo dhe të kenë të tyren pajisjet më të fundit të teknologjisë", u shpreh Kadiqi.

Përmes investimeve të vazhdueshme dhe moderne, të dy kompanitë kanë shtuar kapacitetet e mbulimit me shërbim cilësor të zonës së Himarës dhe Bregut. Përmes investimeve të vazhdueshme, ALBtelecom dhe Eagle Mobile kanë shtuar kapacitetet e mbulimit për të gjithë zonën e Himarës dhe Bregut, pavarësisht terrenit të vështirë malor. Përveç internetit me linjë fikse të ofruar nga ALBtelecom, Eagle Mobile ofron lidhje të shpejtë të internetit në celular.
ALBtelecom ka investuar për shtimin e kapaciteteve, me qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore të telefonisë fikse dhe internetit, jo vetëm për qytetarët rezidentë të Himarës dhe të Zonës së Bregut, por dhe për të gjithë qytetarët e tjerë, të cilët gjatë verës apo dhe dimrit preferojnë të pushojnë apo kalojnë fundjavat në Himarë dhe zonat përreth dhe përgjatë gjithë bregut të detit. Investimet për rritjen e vazhdueshme të kapacitetit të internetit vijnë dhe si kërkesë në rritje e himariotëve për shërbime të shpejta dhe cilësore të telefonisë fikse, internetit me ADSL dhe telefonisë mobile. Kjo është dhe një nga arsyet kryesore që të dyja kompanitë i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë kësaj zone.
Recommended