Music & Lyrics: Tomor Kuçi
Production, Recording, Mixing & Mastering: Tomor Kuçi
Video Directing: Tomor Kuçi & Adea Mekuli
Editing: Tomor Kuçi
Director of Photography: Tomor Kuçi & Adea Mekuli
_________________________________________________________
Fjalët po hypin nalt
s'po muj me i kapë
Fjalët po zhdrypin poshtë
po i shoh tu ra
Fjalët po sillen n'kohë
s'po du me i ndalë
Veç po i kqyri
pa u ndalë
Fjalët po hypin nalt
s'po muj me i mbërri
Fjalët po zhdrypin poshtë
s'po du me i fshi
S'ka randësi
a jena poshtë
a jena nalt
Shpërthejmë, sa copëzat më s'i gjejmë
e shkatërrojmë veten për ta ndërtuar
veten tjetër, për ta harruar
T'vjetrën, askund nuk mund ta gjejmë
nuk na pengon as bukuria
shpejt kalohet pafundësia
vjeshta na provon, prej degëve bijmë
Fjalë, fjalë, fjalë
Fjalë, fjalë, fjalë
Fjalët po sillen n'kohë
s'po du me i ndalë
Veç po i kqyri
pa u ndalë
Shpërthejmë, sa copëzat më s'i gjejmë
e shkatërrojmë veten për ta ndërtuar
veten tjetër, për ta harruar
T'vjetrën, askund nuk mund ta gjejmë
nuk na pengon as bukuria
shpejt kalohet pafundësia
vjeshta na provon, prej degëve bijmë
Prej degëve bijmë
Prej degëve bijmë
Prej degëve bijmë
Prej degëve bijmë
Kommentare