FILMI SHQIPTAR I KINOSTUDIOS "SHQIPERIA E RE" "Shirat e vjeshtes"
Shirat e vjeshtës është një film i prodhuar në vitin 1984. Regjia: Spartak Pecani, Skenari: Nexhati Tafa, Producent: Shqipëria e Re, Muzika: Sokol Shupo.
INTERPRETOJNE: Kastriot Çaushi ... Iliri Eva Alikaj ... Linda Robert Ndrenika ... Sotiri Vangjush Furxhi ... Astriti Ilia Shyti ... babai i Ilirit Thimi Filipi ... punonjës në hidrocentral Reshat Arbana Agron Luzha Sofika Bashari Mina Koxhaku Besnik Bisha
Një grup projektuesish në një vepër ndërtimi, hasin pengesa në boshtin ndërtues të digës së një hidrocentrali. Iliri, inxhinjer projektues, kërkon mundësi artelnative që kjo vepër të mos pezullohet për një periullë kohe, ku shirat e vjestës ishin një pengesë për zbatimin e projektit. Në të njëjtën kohë, Sotiri i cili është i shqetësuar për situatën, kërkon që Iliri të marrë në shqyrtim disa hollësi të mundëshme. Linda që është e dashuruar me të, fillon të lëkundet në dashurin e saj, me pretekstin e pasojave që po has Iliri. Kjo situatë rëndon më shumë në kryeprojektuesin ing. Ilirin, i cili bashkë me shokët bën të pamundurën për të dalë nga kjo situatë e vështirë. Pasi kanë analizuar metodat e Ilirit ia dalin mbarë me sukses në këtë vepër.
Be the first to comment