Veliaj: PD parti që funksionon si “Big Brother”, Saliu nuk la fustan e vrimë çelësi pa u futur

  • 3 years ago
Kryebashkiaku Erion Veliaj e krahason procesin e zgjedhjeve të kandidaturave për deputetë në PD me Big Brother.


Duke folur nga asambleja socialiste e Farkës, Veliaj theksoi se në partinë ?Big Brother?, në fund fare do të ngelet vetëm Luli.

?Imagjino, Lul Bashën nuk e voton dot gruaja e tij sepse nuk është shtetase shqiptare; një njeri që nuk e voton dot gruaja, njëherë në 4 vjet zgjohet edhe kërkon votat tona, i themi: Çuno, ik merr votat e shtëpisë tënde sepse votat e shtëpisë tonë janë të gjitha për Partinë Socialiste? Partia e tyre funksionon me eliminim. E keni parë që në çdo rreth bëjnë ?Big Brother?, kë do nxjerrim sot nga shtëpia dhe funksionojnë si ?Big Brother?, kë do përzënë. Ne funksionojmë si shtëpi e madhe: kë do të ofrojmë, kë do të shtojmë, me kë do të bashkohemi, kjo është diferenca. Parti në vitin 2020 që funksionon si ?Big Brother?, votojnë kë do heqin nga shtëpia dhe gëzohen sa herë që ikën ndonjë nga shtëpia. Sot do të heqim Jozefinën! Urra! Sot do të heqim Majlinda Bregun! Urra! Sot do të heqim Astrit Patozin! Urra! Sot do të heqim Ilir Rusmajlin! Urra! Parti ?Big Brother?! Në fund fare do të ngelet vetëm Luli tek pullë?, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj tha se PD është katandisur në një parti që punon për të pasuruar vetëm një familje.

?Një parti që është katandisur të punoje vetëm për një familje, për të pasuruar vetëm një familje, për t?i thurur lavdet vetëm një familje, në dorë vetëm të një familje do të katandiset, si ?Big Brother?, vetëm me një fitues në fund që është tek pullë vetëm ai. Por ne nuk jemi si ata; kur mendoj që Sali Berisha mbajti peng gjyshërit tanë dhe i përçau, mbajti peng prindërit tanë dhe i përçau, mbajti peng gjeneratën tonë dhe i përçau duke futur vëllavrasjen shqiptar me shqiptar, sharje shqiptar me shqiptar, thashetheme shqiptar me shqiptar. Nuk la fustan, vrimë çelësi poshtë krevatit pa u futur burri plak 80-vjeç. Një gjë ja them me siguri: nuk ka shans në botë të kthehet për herë të tretë Sali Berisha sa të jemi ne gjallë me duar edhe me këmbë, me energji edhe me pasion, me dashuri edhe me punë për ta çuar këtë vend përpara?, theksoi Veliaj.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs ...

Recommended