Opozita: Fitorja jone e pandalshme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke e bërë fakt që ndryshimet në kodin e ri elektoral do të miratohen megjithë kundërshtitë e opozitës jashtë parlamentit për prishje të marrëveshjes së 5 Qershorit pd dhe aleatet shprehen te bindur në fitoren e zgjedhjeve, dhe pse në 25 Prill ajo do t?i nënshtrohet rregullave të vendosura nga mazhoranca me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Për të përligjur qëndrimin e tyre, se çdo ndryshim i mazhorancës në sistemin zgjedhor është vetëm në funksion të reduktimit të humbjes së zgjedhjeve që do të pësojë Edi Rama, përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik sollën modelin italian, te cilin e aplikon edhe Shqipëria, ku koalicioni i përbërë lejohet për votim si me liste të hapur dhe të mbyllur. Kandidimin e kryetarit të partisë në katër qarqe, opozita e bashkuara e cilëson një pazar të ulët, në shkelje të rekomandimeve të OSBE ODHIR dhe një përpjekje të Edi Ramës për të marrë votën e opozitës parlamentare për ndryshimet e bëra në kodin zgjedhor.