Intervista e plotë/ Civici: Nuk ka vend për ndryshime fiskale në vitin 2021! Rënia 10.2%/ e pritshme

  • 3 years ago
Kemi një rënie ekonomike në tremorin e dytë të vitit kaluar ishte edhe karantina në nivelin e 10.2% si e komentoni nga ana financiare një rënie të tillë dhe çfarë impakti do të ketë tek qytetarët?

Rënia ekonomike matet me prodhimin e brendshëm bruto e cila është edhe vlera e re e krijuar gjatë një viti në ekonomi. Pra është gjithë rezultati i aktivitetit ekonomik, i tregtisë i konsumit dhe i shumë elementëve të tjerë që në një farë mënyre është dinamika dhe shpirti i një ekonomie. Nëse një ekonomi ka një tregues për një gjashtëmujor apo 3-mujor -10% do të thotë që në tërësinë e saj është 10% më pak vlerë e re e krijuar, 10% më pak aktivitet ekonomik, dhe këtu nënkuptojmë që pagat në nivel më të ulë, konsum më pak, investime më pak apo tregti më pak.Natyrisht që kjo situatë ishte e pritshme pasi të gjitha parashikimet edhe për vendet e zhvilluara në kushtet e Lock Doën dhe situatës që shkaktoi pandemia COVID-19, si dhe bllokimi i ekonomisë dhe i çdo lloj aktiviteti, pritej që ekonomia do të merrte një goditje të rëndë. Çështja e goditjes lidhet edhe me strukturën e ekonomisë sepse strukturat e bëra midis vendeve të rajonit, goditja ka qenë e përcaktuar edhe nga produktiviteti dhe struktura e ekonomisë dhe mbi të gjitha periudha e rikuperimit tashmë kanë filluar edhe parashikimet se sa do të jetë rritja ekonomike në 2021, apo se në cilat vende rritja do të jetë sa dyfishi i rritjes së vitit të kaluar.

Mendoni se do ja dalë Shqipëria në këtë aspekt?

Objektivat e qeverisë për Shqipërinë janë që në 2021 të kemi një rritje mbi 10%, por duhet të kuptohemi që jemi tani në gati -10% këtë vit ose ndoshta -8 apo -7 në fund të dhjetorit. Por që institucionet ndërkombëtare tregohen pak më të përmbajtura përsa i përket rritjes edhe në 2021 duke pasur parasysh edhe problemet strukturore që ka ekonomia jonë, si dhe lidhjen që ka me ekonomitë e rajonit kryesisht me ekonominë Italiane dhe me atë Greke, të cilat janë të goditura. Unë mendoj që ne do të kemi një periudhë më të gjatë staniacioni dhe rritje të ulët deri sa të stabilizohet situata dhe unë e shikoj më të mundur që vendi të hyjë në një rrjedhë normale nëse pandemia COVID-19 nuk do të ketë një valë të dytë, nëse mbyllja nuk ndodh besoj se për një periudhë 1-2 vjeçare ekonomia shqiptare të paktën do të stabilizohet dhe do të kthehet në ato ritmet e rritjes normale midis 3.5 dhe 5.5% që ka pasur në dy tre vitet e fundit.